Showbiz

Vdes aktorja e famshme franceze (Video)

Aktorja e famshme franceze Mireille Darc ka vdekur mbrëmë në moshën 80 vjeçare, ka lajmëruar radio RTL duke u thirrur në familjen e aktores.

Mireille Darc, e lindur në vitin 1938, shpesh ishte krahasuar me Brigitte Bardot.

Karriera e saj ka filluar në vitin 1960 dhe prej atëherë ka xhiruar rreth 50 filma duke përfshirë edhe “Des pissenlits par la racione” (Luleradhiqe nga rrënjët) me të cilin e ka filluar bashkëpunimin me Georges Lautner.

Kanë xhiruar rreth 15 filma bashkë duke përfshirë “Les Barbouzes” (Agjenti mjekrosh) dhe “La Grande Sauterelle” (Karkaleci i madh), titull sipas të cilit ajo morri edhe nofkën.

Megjithatë, më e njohur do të mbetet sipas fustanit të zi, gati mitik, me shpinë lakuriq të cili e mbajti në komedinë “Le Grand Blond Avec Une Chaussure Noire” (Agjenti biond me një këpucë të zezë) nga viti 1972.

Ishte pesëmbëdhjetë vite partnere e Alen Delon’it, dhe me të ka aktruar në shumë filma duke përfshirë edhe “Jeff” dhe “L’Homme Presse” (Njeriu në nxitim).

Ata përsëri janë bashkuar në skenën e teatrit në vitin 2007 në pjesën “Urat e rajonit Medison”.

Mireille gjatë viteve tetëdhjeta ndaloi së xhiruari për shkak të problemeve shëndetësore.

U kthye në aktrim pas rreth 10 viteve por në televizion, ku ka luajtur në shumë seriale.

Ajo gjithashtu edhe ka punuar edhe si regjisore e disa filmave dokumentarë.

Qysh nga fëmijëria  ajo kishte probleme me zemër.

Herën e parë u operua në vitin 1980, pastaj në 2013 dhe kah fundi i 2016 është hospitalizuar për shkak të gjakderdhje në tru. Tri ditët e fundit ishte në komë.

Show More

Related Articles