Showbiz

Vdes në sheshxhirim aktori (Emri/Foto)

Xhirimiet e filmit janë pezulluar për momentin.

Aktori John Bernecker ka vdekur pasi ka rënë nga ballkoni me kokë në dysheme nga një lartësi prej 8 metrash ndërkohë që po xhironte pjesë të serialit “The Walking Dead”.

33-vjeçari u dërgua menjëherë në spital në Atlanta, ku edhe po bëheshin xhirimet, por nuk arriti dot që ti mbijetojë plagëve të marra dhe vdiq një ditë më pas.

Skena që do të bënte kishte për qëllim që ai të binte nga ballkoni por rënia ka qenë e parakohshme dhe jastëku i sigurisë nuk ishte vendosur akoma.

Bernecker u përpoq që të mbahej në kangjellat e ballkonit me të dyja duart sipas ndihmës regjisorit Matthew Goodwin por nuk ka mundur dot dhe rënia me kokë ka qenë fatale.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm