Lajme

Vendet e reja të shqiptarëve për të fshehur drogën të habisin

Kësaj here policia italiane ka zbuluar një tjetër marifet, pasi ka...

Të shumta kanë qenë “stilet” e zgjedhura nga shqiptarët për të trafikuar drogën në shtetin fqinj, deri aty sa të modifikohej dhe makina me butona e kabuj, vetëm e vetëm që të “zhdukej” për syrin droga.

Kësaj here policia italiane ka zbuluar një tjetër marifet, pasi ka arrestuar në terminalin e portit të Venecias, dy shqiptarë që vinin me anije, e së bashku me ta dhe makina e tyre me drogë.

Një kontroll i rastësishëm ka nxjerr në pah një nervozizëm të tepruar të dy të trafikantëve shqiptarë, përkatësisht 34 dhe 42 vjeçar.

Pas kontrollit, policia ka zbuluar që poshtë sediljeve kishte 10 pako drogë, e llojit marijuanë. Saisa shkonte në rreth 8 kilogramë dhe e përkthyer në para kap shifrën e rreth 70 mijë eurove.

Droga ishte fsheshur mirë dhe e paketuar po ashtu në mënyrë që të mos gjurmohej nga qentë. Por këtu vjen dhe “shpikja” shqiptare. Ambalazhi i drogës ishte spërkatur me speca dhe piper djegës, që aroma karakteristike e kanabisit të mos ndjehej as nga qentë.

Përpos të gjithë kujdesit, dy shqiptarët janë kapur dhe kanë përfunduar në qeli.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm