Lifestyle

Vera është shumë e mirë për trurin, thotë shkenca

Pirja e verës është si një lloj ushtrimi për trurin tuaj, pasi aktivizon shumë pjesë të trurit të cilat nuk aktivizohen nga asnjë zakon tjetër njerëzor, thuhet sipas një neuroshkencëtari.

Dr. Gordon Shepherd, nga Shkolla e Mjekësisë Yale, tha se pirja e verës aktivizon një nga muskujt më të mëdhenj të trupit.

Kur lëngu i pijes hyn në gojë, muskujt e gjuhës futen në funksion së bashku me mijëra receptorë të shijes.

Procesi i përgjithshëm bën që truri të jetë më i aktivizuar sesa kur dëgjojmë muzikë ose kur zgjidhim probleme të vështira matematikore, thotë ai.

Dr. Shepherd kaloi disa vite duke studiuar atë se si truri i njeriut i proceson shijet dhe thotë se hulumtimi i tij tregon se shija është shumë më subjektive se që mendohej më parë.

Në librin e tij “Neuroenologjia: Si e krijon truri shijen e verës”, ai thotë: “Shija nuk është në verë; shija krijohet nga truri i shijuesit të verës”.

Show More

Related Articles