Lifestyle

Vetmia rrit rrezikun nga vdekshmëria

Studime të reja kanë treguar që vetmia është po aq e rrezikshme për shëndetin sa obeziteti.

Të qenit të izoluar apo jeta në vetmi rrisin dukshëm gjasat e vdekjes së hershme, në një mase të njëjtë si obeziteti.

Studime të ndryshme kanë lidhur vetminë me kualitet të dobët të jetës, gjë që ndikon direkt në jetëgjatësinë.

Autorja e studimit Julianne Holt-Lunstad nga Universiteti Brigham Young ka thënë që izolimi dhe vetmia është një nga indikatorët kyç të shëndetit, i cili ndikon në uljen e jetëgjatësisë.

Afërsisht 42.6 milionë persona të moshës madhore, jetojnë të vetmuar vetëm në SHBA.

Ndërsa në Britani 3.9 milionë persona kane thënë që televizioni është shoqëruesi i tyre i vetëm.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm