Opinion

“Video e seksit” – Metaj: A ka menduar njeri për fëmijët?

Nga Ilir Metaj

Nese diku tjeter neper Europe, nje prind do te puthte femijen e tij ne buze, apo do te bente perkedhelje te tepruara ne publik, me e pakta prindi do te thirrej ne organet perkatese per te dhene shpjegime e per t’u siguruar qe nuk ka rrezik incesti apo pedofilie, ndersa femija do te pyetej nga psikologe e personel i specializuar per te dalluar a ka shenja abuzimi apo jo.
Pra edhe kur behet fjale per prind dhe femije!
Imagjinoni per dike qe nuk eshte prind i femijes!
Ne Europen kaq prane dhe kaq larg nesh, nese do te dilte nje video ku mamaja ben seks me te dashurin ne prani te femijeve, do te ndodhnin shume gjera…
Por asgje nga ajo qe ndodh ne nje rast te tille ketu tek ne!
Ne mediat tona zhytur ne shumice ne mediokritet asfiksues.
Ne shoqerine tone llumosur me mizerie moral.
Ne OJF tona-shushunja.
Ne Europen jashte nesh, nuk do humbej kohe me komente portalesh-surrogate e emisione televizive- pocaqi ku diskutohet a ka te drejte palo-mamaja, funderrine-dashnori, apo pisllek-familja !
Ne Europen jashte nesh, te gjithe ata qe permenda mesiper,do te merreshin menjehere si te pandehur, akuzuar per abuzim te te gjitha formave me femijet !
Dhe do kishte aspak shanse qe te shpetonin paq!
Ne Europen jashte nesh, ata te shkrete femije do te merreshin menjehere, ne mbrojtje nga institucionet sociale e OJF e mbrojtjes ndaj abuzimit me femijet.
Sepse femijet!
Femijet jane te paret o bashkefajtore te kesaj mizerie shoqerie ku jetojme!
Si dreqin nuk mendoi kush per ta?!
Si dreqin mund te lihen ende ata femije ne duar te atyre njerezve-kafshe?!
Kush u sigurua qe nuk eshte abuzuar seksualisht me ata femije?!
Kush u interesua t’i pyese si ndihen, a jane te shokuar, a jane te trembur, a kane nevoje per psikolog apo mjek ?!
Kush do kujdeset qe neser kur te shkojne ne kopesht apo shkolle mos te ndihen te tallur e poshteruar nga moshataret e tyre dhe jo vetem?!
Kush mendoi per femijet?
Vetem per femijet!
Sepse jane te vetmit te cilet vlejne te diskutohen ne kete histori.
Duhet te dalim nga mizeria moral e kenetes ku vegjetojme !
Duhet t’a bejme per femijet! Vetem per ta!

Më shumë

Artikuj të ngjashëm