Kulture

Vjosa – lumi i fundit i egër në Europë, në rrezik. Arsyeja …

Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës.

Vjosa ndodhet në jug të Shqipërisë dhe është thelbësor për vazhdimësinë e mijëra gjallesave të ndryshme.

Por, vala e fundit ballkanase për ndërtimin e hidrocentraleve përbën një kërcënim të madh për të gjithë luginën.

Ja si shprehen disa barinj të zonës:

“Në brigjet e Vjosës jehon një melodi e çuditshme, sa paqësore po aq kaotike. Gurgëllima e ujit kërcen me tringëllimat e zilkave të dhive. Kjo melodi plotësohet nga blegërimat jo vetëm të gjedhëve por edhe të Kadriut, bariut të zones”.

“Ai po përpiqet t’i bëjë dhitë të këndojnë!” thotë me të qeshur një tjetër bari, Eduarti.

Për sa kohë mbajnë mend, banorët e zonës shprehen se era ka transportuar këtë kakofoni relaksuese nga një breg të lumit në tjetrin duke krijuar një oaz tingujsh”.

Dy barinjtë, Kadriu dhe Eduarti kanë lindur në Kutë, një katund disa shekullor i strukur në kodrat e luginës së Vjosës.

Shumica e banorëve të Kutës dhe fshatrave përreth lumit janë fermerë. Ata e sigurojnë jetesën me të mbjellat dhe kopetë e tyre dhe prodhimet e përfituara i shesin në treg.

Por, kësaj mënyre të lashtë jetese mund të jetë duke i ardhur fundi.

Zogjtë flamingo dhe ngjalat

Dy hidrocentralë të mëdhenj janë planifikuar të ndërtohen në qytezat e Kalivaçit dhe Poçemit dhe nëse plani për ndërtimin e tyre realizohet, do të përmbysin mijëra hektarë kullota dhe toka, duke detyruar qindra familje të braktisin shtëpitë e tyre.

Ja çfarë thotë Kadriu, bariu i zonës:

“Jam i frikësuar sepse nuk di të bëj asgjë tjetër përveçse të kujdesem për dhitë.

Hidrocentrali do të ndryshojë jetët tona dhe gjithçka tjetër”.

Këto projekte hidroenergjitike do shkatërrojnë lumin e fundit të egër të Evropës që ndodhet jashtë brigjeve të Adriatikut.

Lumi i Vjosës rrjedh përgjatë 270 kilometrave nga malet e veriut të Greqisë, përgjatë grykave të larta të jugut të Shqipërisë, deri në detin Jon.

Vjosa është e stolisur me kanjonë, ishuj të vegjël dhe gjarpërime që justifikojnë emërtimin e saj si “zemra blu e Evropës”.

Vjosa është një burim thelbësor ujor për bujqësinë e zonës, është një zonë e nxehtë sa i përket biodiversitetit dhe strehon flamingot qafëgjatë dhe ngjalat e famshme të Evropës.

Shkencëtarët janë të mendimit dhe Vjosa është shtëpia e shumë specieve të tjera në zhdukje, ndonëse një studim i mirëfilltë biologjik mbi larmishmërinë e gjallesave të Vjosës nuk është bërë kurrë, por shkencëtarët do ta kishin të pamundur të studionin habitatin natyral të tyre nëse këto hidrocentrale do të ndërtoheshin.

Ethet e hidrocentraleve

Sipas një raporti të kryer në muajin Dhjetor të vitit 2015 nga Bankëatch, rreth 2,700 hidrocentrale planifikohen të ndërtohen ose po ndërtohen në të gjithë Ballkanin, ku gjysma e këtyre projekteve ndodhen në zona të mbrojtura natyrore.

Grupi mjedisor EcoAlbania ka identifikuar 45 projekte hidroenergjitike përgjatë Vjosës, që do të transformonin zona të shumta të lumit në kaskada të mirëfillta, duke prishur komplet ekosistemet dhe detyruar largimin e mijëra njerëzve.

Shumë prej këtyre projekeve datojnë që prej fillimit të valës së koncesioneve për hidrocentralët e vegjël që nisi në fillim të viteve 2000, pjesërisht si rezultat i interesit Evropian për energjinë e rinovueshme.

Kjo valë koncesiones “përbënte një mundësi të re për marrëveshje të dyshimta, spekulime dhe nepotizëm nga ana e elitave vendase duke qenë se tarifat konsumatore garantojnë të ardhura për hidrocentralet e vegjël”, – u shpreh Pipa Gallop e Bankëatch.

Dy vendet që kanë dhënë një numër të lartë lejesh koncesionare rreth viteve 2006 dhe 2009 janë Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina.

I gjithë rajoni është ndotur nga korrupsioni, ndërkohë që Bashkimi Evropian ka përditësuar rregullat për mbështetje financiare për energjinë e rinovueshme, Ballkani Perëndimor nuk ka bërë progres në reformat mbi këtë çështje.

Në këtë situatë, Fondet Perëndimore Evropiane, përfshirë Bankat Ndërkombëtare për Zhvillim po shfrytëzojnë situatën duke futur në portofolet e tyre të shërbimit çështjen e energjisë së rinovueshme dhe duke treguar gjithashtu angazhim për tranzicionin drejt energjisë së gjelbër.

Një proces historik gjyqësor

Drejtor ekzekutiv i EcoAlbania, Olsi Nika shprehet se:

“Vendet e pasura Evropiane po shfrytëzojnë standarded ekologjike në “vendet me një kornizë të dobët ligjore, demokraci të dobët dhe korrupsion të lartë.”

Hidrocentralet konsiderohen si një alternativë e lirë ndaj energjisë diellore dhe asaj të erës.

Por kostot mjedisore nuk përfshihen në këtë përllogaritje.

Hidrocentrali ka të bëjë me energji të rinovueshme por jo të gjelbër.

Mënyra se si po bëhen gjërat, veçanërisht në Ballkan, janë jo miqësore me mjedisin”.

Ka qenë i paktë suksesi i Organizatave të shoqërisë civile në kundërshtimin e këtyre projekteve në zona të mbrojtura.

Majin e shkuar, gjykata shqyrtoi çështjen e parë gjyqësore në lidhje me mjedisin në vend dhe vendosi të pezullojë planin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit.

Por, Ministria e Energjise e apeloi vendimin dhe pak javë më vonë, lajmëroi një thirrje të re për investitorët e interesuar në ndërtimin e një dige të re në Kalivaç.

Mrekullia 270 kilometra e gjatë Vjosës, e shtrirë nga malet e Pindit në Greqi në Detin Adriatik, rrezikohet nga ndërtimi i një dige 25 metra të gjatë.

Ndërtimi i kësaj dige, pa dyshim që do të shkatërrojë një nga pjesët ekologjikisht më të vlefshme të lumit.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm