LajmeTe gjitha

Vlonjati aksidentohet rëndë, nuk cohet për të marr ndihmë mjekësore por në gjendje shoku i vihen prangat

Tronditëse dëshmia e familjarëve të të aksidentuarit mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si Pylli i Sodës.

Pamjet të cilat u siguruan nga redaksia e Vlora News paraqesnin një makinë totalisht të shkatërruar, e personat që po udhëtonin në kete automjet morën lendime në trup.

Denincimi i familjareve te te aksidentuarit prane Vlora News: “Pershendetje un jam motra e florgertit djalit qe ka bere aksidentin te pylli i sodes….ju shkruajta se vellain e kan arestuar mberme naten pa i dhen ndimen mjeksore vallai ishte ne gjendje shoku me dhimbje te forta i kishin bere te gjitha testet the ish in negative nuk arrij te kuptoj si eshte e mundur per nje aksident rugor te te arrestojn mbi te gjitha ne nje gjendje te rende shoku”

Në nje aks ku mungon ndricimi e pershkimi i tij në orët e mbrëmjes kthehet ne nje film aksion “per jete a vdekje”, organet kopetente me sa duket vihen ne sherbim te plotesimit burokratik te dokumenteve per te treguar realizimin e detyres me sukses, nderkohe qe anashkalojne detyren humane, tu vijne në ndihme qytetareve e aq më teper te demtuarve si në rastin në fjalë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm