Lajme

Vlora kryeqyteti i Pavarësisë Kombëtare, qyteti i Diellit dhe i Detit

Bashkia e Vlorës në unison me projektet e Qeverisë

I erdhi rradha qendrës historike të Vlorës, aty ku qëndroi dhe punoi Babai i kombit tonë Ismail Qemali që ngriti Flamurin dhe shpalli Pavarësinë, aty ku punoi poeti i Hanko Hallës Ali Asllani, sekretar i Ismail Qemalit dhe më pas diplomat dhe Kryetar i Bashkisë së Vlorës.

Aty ku lëvizi dhe punoi Isa Boletini, ku jetoi dhe punoi Heroi i Popullit Avni Rustemi, ku kishte selinë Klubi Patriotik “Labëria”, aty ku ishte shtëpia e Qeverisë, ku jetonte patriotja dhe qëndistarja e flamurit Marigo Pozio.

Aty ku kishte librarinë “Shpresa” patrioti Ibrahim Shyti që shpërndante Abetaret e para në 1908 nënë thundrën e pushtuesve turq, aty ku punuan dhe jetuan shumë patriot të tjerë.

Aty te rruga e hebrejve bashkëjetuar me ne përmes një harmonie perfekte.

Aty te kulla e sahatit, te merkatua dhe gastranomi, te godina masive e Bashkisë dhe Muzeu historik, ai etnografik.

Aty te Rruga e vjetër me emrin Justin Godard, juristin që mbrojti interesat e Shqipërisë në konferencën e Parisit.

Për të gjitha këto godina, rrugë dhe sheshe, linja elektrike dhe ujësjellësi, njësi tregëtare dhe gjelbërimi, Qeveria Shqiptare e Kryeministrit gjigant Edi Rama akordoi përmes një projekti fantastik 11 milion euro.

Vlora kryeqyteti i Pavarësisë Kombëtare, qyteti i Diellit dhe i Detit, qyteti turistik me det dhe mal nga ku lëshohen parashutistët e aeronautikës nga e gjithë bota e meriton të jetë ndryshe për respektin dhe kënaqësinë e të gjithë shqiptarëve.

Bashkia e Vlorës në unison me projektet e Qeverisë, po shpejton në mënyrë spektakolare për ndryshimin e infrastrukturës së qytetit dhe meriton respektin e vlonjatëve dhe inkurajim për punë të tjera…

 

Më shumë

Artikuj të ngjashëm