Lajme

Vlorë, aksident me makina tek”Kali i Trojës” i dëmtuari dergohet në Spitalin Ushtarak të Tiranës (Foto)

Vlorë Informacion paraprak Më datë 13.08.2017 rreth orës 03:55, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në aksin rrugor Vlorë-Skelë, tek vendi i quajtur ”Kali i Trojës”, janë përplasur automjetet tip ”BMW” me drejtues mjeti B.B., 24 vjeç, banues në Vlorë dhe mjeti tip ”Seat”, me drejtues A.B., 20 vjeç, banues në Vlorë.

Nga përplasja ka mbetur i dëmtuar pasagjeri i automjetit tip ”Seat” shtetasi G.D., i cili është transportuar për një mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm