Lajme

Vlorë: Aksion i gjerë i policisë, në fokus lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike

Aksion i gjerë i policisë në zonën e Vlorës, në fokus lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Forca të shumta policie janë gjendur mëngjesin e së mërkurës në zonën e Novoselës, pikërisht në pyllin e Dëllënjës në Njësinë Administrative Novoselë Vlorë.

Një aksion i përbashkët i policisë kufitare, delta forcë dhe drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, është kontrolluar e gjitha zona pyjore e Novoselës dhe fshatrave të kësaj njësie administrative.

Në fokus të këtij askioni ka qënë pikërish goditja dhe parandalimi i kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike. Nga ky askion në terrën nga ana e policië nuk u kosntatua asnjë bimë apo veprim i paligjshëm.

Policia ka kontrolluar pothuajse të gjithë zonën, deri në grykëderdhjet të lumit Vjosë, pikërisht për shkak të faktit se zona në fjalë është përdorur nga trafikantët për të transportuar lëndën narkotike drejt Italisë.

Zona në fjalë larg qëndrave të banuara dhe në afërsi të grykëderdhes së lumit Vjosë konsiderohet si një pikë ku edhe kohët e fundit ka patur tentativa të shumta sipas policisë, nga persona të caktuar për të transportuar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike. Madje edhe mjete lundruese apo gomone të kapura në shtetin Italian, mendohet që të jenë nisur pikërisht nga këto zona.

Kohët e fundit policia e vlorës ka hartuar plan masah për evidentimin dhe parandalimin e çdo bime narkotike në gjithë hapsirën që zë bashkia e Vlorës dhe jo vetëm.

Burime nga policia bëjnë me dije se askioni do të vijojë edhe në ditët në vijim në zonën e “Lumit të Vlorës” ku vitin e kaluar fenomeni i kultivimit të bimëve narkotiker ka qënë një problem për policinë e Vlorës.

Show More

Related Articles