Lajme

Vlorë: Drogë në vilat qeveritare te “Uji i Ftohtë” (VIDEO)

Përmes një postimi në rrejtin social “Facebook”, ish – kryeministri Berisha deklaron se droga që u kap në Vlorë, ishte e fshehur tek Vilat qeveritare.

Sipas Berishës, kjo zonë është e vilave qeveritare.

Statusi i Berishës:

“Të dashur mq,

Policia njoftoi se ka sekuestruar në një vilë në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, 250 kg drogë.

Dihet botërisht se zona e vilave të “Ujit të Ftohtë” është zonë rezidenciale e vilave të qeverisë ndaj dhe mesa duket, një i afërt i qeverisë ka zgjedhur zonën rezidenciale të vilave të qeverisë, duke ditur dhe tolerancën dhe vlerësimin e madh të Noriegës për drogën, për të fshehur në një vilë të asaj zone sasi kolosale droge.

Pas mbushjes me drogë të tuneleve të ushtrisë, magazinave të rezervave shtetërore, tani radha duket se u ka ardhur edhe vilave e rezidencave qeveritare, natyrisht me qera të majme për bosët e tyre me pushtet te zona e ‘Ujit të Ftohtë”.

Të dashur miq, këtu më poshte keni një informacion më të gjerë dhe videon e botuar në mediat tona! sb”

NJoftimi i policisë së Vlorës:

“Operacioni është zhvilluar në lagjen ”Uji i Ftohtë”, në një banesë 2 katëshe, ku në një nga dhomat e kësaj banese është konstatuar dhe sekuestruar nga policia një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, me një peshë totale rreth 211 kg e 700 gramë.

Si rezultat i operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi: Dilaver Pecaj, 41 vjeç, banues në Trevllazër, Vlorë. Gjithashtu të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, kanë rezultuar edhe shtetasit F.P., 47 vjeç dhe A.M. 34 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim policior.

Njëkohësisht po vijojnë verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e banesës për të cilën dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të ”Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal”.

Show More

Related Articles