Lajme

Vlorë: Kjo zonë nuk është gati të përballet me stinën e dimrit, infrastruktura… (FOTO/VIDEO)

Një rrugë dytësore pranë gjimnazit “Mustafa Qemal Ataturku” Vlorë, është jasht çdo standardi të infrastrukturës.

Rruga është e pashtruar dhe me gropa por ky nuk është i vetmi problem. Mbeturina të hedhura kudo dhe gropa të mbushura me ujë si pasojë e rrjedhjes së një tubacioni që mesa duket ka problem, ndoshta mund të jetë i dëmtuar dhe ka nevojë për riparim. – Kjo është panorama e trishtë e kësaj qndre banimi.

Jemi në fund të sezonit të verës dhe fillim të vjeshtës që më pas do të pasohet nga stina e dimrit. Gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit rreshjet e shiut në qytetin e Vlorës janë të shumta dhe në këtë zonë problemet do të jenë të mëdha.

Çdo vit, Vlora “pushtohet” nga uji si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga rreshjet e shiut. Por, ajo çka është më tepër problem është infrastruktura në disa zona të qytetit që është jashtë çdo lloj standardi, si në zonën në fjalë ku veç përbytjeve vlonjatët përballen edhe me “pushtetin” e mbeturinave e baltës si dhe me frikën mos rrëzohen në ndonjë gropë.

Edhe pse jemi në prag të sezonit të vjeshtës dhe ulja e temperaturave ka filluar të ndjehet, nuk është marrë ende një masë nga institucionet lokale për përmirësimin dhe riparimin e infrastrukturës në këtë zonë.

Në redaksinë e Vlora Neës kanë mbërritur disa foto dhe video nga një rrugë dytësore pranë gjimnazit “Mustafa Qemal Ataturku” në Vlorë, ku shihet qartë gjendja e mjerueshme i infrastrukturës.

Show More

Related Articles