Vlorë Policia ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim

Vlorë Policia ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim: – Musa Bedinaj, 44 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi të shpallur në kërkim në Gusht të vitit 2016, për “Kultivim të bimëve narkotike”.

Vepër penale për të cilën i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Arrestohet nga Policia, shtetasi: – Marjus Hamiti, 27 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij për “Vjedhje”, pasi ky shtetas dyshohet se është autorë i vjedhjes së një banese në lagjen “28 Nëntori” në pronësi të shtetasit Ll.M., 69 vjeç.