Sport

Vlorë: Promovohen fushat e tenisit, një kompleks shumë sportesh në Lungomare

Një kompleks shumë sportesh përgjatë lungomares, një mundësi për argëtim për të rinjtë vlonjat, por dhe për turistë të ndryshëm ku mund të kalojnë një pasdite të këndëshme.

Me çeljen e këtij kompleksi sportiv në Lungomare, është zhvilluar me këtë rast dhe një trajnim falas për të gjithë të rinjtë, në sportin e tenisit, një sport i cili në Vlorë nuk është shumë i përhapur.

Pikërisht për këtë, Bashkia e Vlorës ka organizuar ndesëhje miqësore midis të rinjve dhe nën kujdesin e trainerit të kombëtares shqipatre Fatos Nallbani.

Në fund të këtij aktiviteti kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe shoqata “Tenis Vlora” kanë shpërndarë certifikata trajnimi, i cili do të zgjasë 4 ditë.

Leli ka përshëndetur këtë nismë, ndërsa ka ftuar të rinjtë të bëhen pjesë e sportit të tenisit, pasi këto fusha tenisi janë me standarte dhe cilësi bashkohore.

Fushat sportive të ndërtuara në pjesën më të bukur të bregdetit dhe të shëtitores së Vlorës janë një mundësi e mirë për të rinj dhe të reja për tu argëtuar, ku në mes tyre shikon jo vetëm pushues vendas por dhe të huaj.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm