Lajme

Vlorë: Skandal! Zjarrfikësja: Na paguani karburantin të vijmë

Një rast i paprecedent ka ndodhur në qytetin e Vlorës.

Një qytetar, i cili dëshiron të mbetet anonym ka denoncuar në redaksinë e Vlora News, një ngjarje të pazakontë.

Një pallat i pabanuar është përfshirë nga flakët.

Shokon përgjigjja e zjarrfikësit në telefon.

Ja letra e dërguar nga qytetari:

“Përshendetje!

Jam një qytetar nga Vlora, banues në lagjen “28 Nëntori”, në lagjen më problematike në Vlorë.

Dimrit përmbytemi nga shirat, e beharit digjemi nga zjarret. Sot, paradite një pallat i pa banuar kishte marr flakë. Lajmëruam zjarfikësen, por nuk na i hapën telefonin.

Telefonuam policinë, erdhi e pa gjendjen dhe telefonoi zjarrëfiksën.

Vjen zjarrëfikësja pas 30 minutash.

Dhe e fik zjarrin shpejt e shpejt dhe iken.

Pas 2 orësh, pallati mori përsëri flak.

Telefonuam zjarrëfikësen përsëri, nuk na i hapi e njëjta punë. Telefonuam prapë policinë.

Vjen policia shikon prap gjendjen dhe telefonon zjarrëfiksën.

Vjen zjarrfikësja pas 40 minutash, e fik prap shpejt e shpejt dhe iken.

Në darkë, në orën 8 pallati mer përsëri flak për shkak se nuk është fikur mirë.

Marim zjarëfikësën në telefon, e hap. I tregojmë problemin dhe na thotë po ne ça do bëjmë, me ju do meremi kemi punë të tjera dhe ne s’do merremi me ju. Mos kini merak se nuk ndodh gjë po flini gjumë dhe na i mbyll.

Marim përsëri policinë në telefon.

Shyqyr Zotit që na ndodhej policia, vinte në cast.

Erdhi policia. Merr në telefon zjarrëfikëse. Vjen zjarrfikësja e fik përsëri dhe iken.

Në orën 3 të mëngjesit pallati merr përsëri flak akoma dhe me shumë.

Flaka po arinte tek korrenti. Kishim frikë se do përvëloheshim nga korrrenti dhe marrim në telefon zjarrëfikësen. Nuk na i hapin, marim përsëri policinë. Policia vjen direct, marrim përsëri zjarrfikësen. Para policisë e hapi, i treguam hallin dhe na tha: “po ik se na çatë trapin, zjari, zjari ngelëm tërë ditën me ju. S’do merremi me ju terë ditën neve”.

Ore zotëri kupton ti që po digjemi? Hajde fikeni mirë ju që mos të ndizet më zjarri. – “Pa ik na li rehat”, – tha dhe mos merrni më.

Ore do vish ti se po digjemi, – i thashë.

S’më do qejfi te vij, – tha.

S’do merrem me ju dhe mos më merr më se do kalosh në proces verbal, – tha.

S’do meremi me ju, kemi harxhuar gjithë atë naftë me ju. Do na i paguash ti naftën të vimë ne? – tha.

Në atë moment ma merr telefonin një nga policët dhe flet ai.

Po debatonte me zjarrfikësin.

Prap zjarrfikësi po kemgulte qe nuk vijnë.

Mirë, – i tha polici, se vijmë ne të marrin tani.

E mer polici nga telefoni tij dhe vijnë pas 30 minutash.

Vijnë duke bërtitur, duke bërë llafe me banorët.

E fikin prap shpejt e shpejt dhe ikin.

Nuk di ç’të them. Më dukej vetja si në ëndeërr. U shokova shumë!

Nuk e dija që karburantin e zjarrfikësit e paguan populli!

Uroj të mos marr prap flakë pallati se kemi frikë teë marrim zjarrëfikësen në telefon.

S’e imagjinoj dot ç’do ndoth nëqoftëse i marin prap ne telefon”.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm