Lajme

Vlorë: Ujësjellës Kanalizime, të vendosur për të ndëshkuar debitorë dhe për ndjekjen penale të tyre!

Një grup punonjësish nga Ujësjellës Kanalizime është përqëndruar në zonën e “Pusit të Naftës”, në “Ujë të Ftohtë” në një aksion në terren.

Aksioni përkon me verifikimin, ndëshkimin dhe ndjekjen penalisht të debitorëve ndaj ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime.

Gjatë këtij aksioni, është ndërprerë uji i pijshëm për famijarët debitorë, për abonentët pa matësa të ujit, apo me kontatorë matës të montuar gabim.

Aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Show More

Related Articles