LajmeTe gjitha

Vlorë, vazhdon projekti i ujrave të zeza nga Jonufra në pyllin e Sodës

Nis puna për zbatimin në terren të projektit të kananalizimeve të ujrave të zeza në gjatesi, nga zona e njohur ” Jonufra” deri tek ” Pylli i Sodës”. Amortizimi I tubacinoneve të ujrave të zeza në qytetin bregdetar është kthyer në shqetësim serioz, pasi nuk kanë qenë të paktën rastet kur carja e tyre ka bërë që këto të fundit të dalin në sipërfaqe të tokës duke ndotur me fekale, zona të banuara.

Përshkallëzimi i situatës alarmante në qytet duket se do të marre zgjidhje, pasi nisma e punime jep nje drite jeshile për ti dhëne lamtumire ndotjes, që në sezonin veror ishte e lartë për shkak të temperaturave të larta, ndërsa në dimër, rreshje intensive, si dhe përmbytja e rrugeve bënte që ujërat  e zeza të depertonin në katet e para të banesave apo edhe biznese në lagjet kryesore.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm