Lajme

Vritet bosi i drogës që njihej si pasardhësi i Pablo Esbocar (Video)

Pasardhësi i Pablo Esbocar, Roberto Vargas u vra në Kolumbi në një operacion të policisë dhe ushtrisë së Bogota, ku u përdorën edhe helikopterë.

“Jeta e Vargas, i njohur edhe si skifteri, është shenjuar nga gjaku dhe armët”, raportojnë mediat kolumbiane, duke sjellë në kujtesë se si ai kishte arritur të bëhej numri 2 i kartelit ‘Clan del Golfo’, që sot është karteli më i fuqishëm në Kolumb

Për kokën e Vargas ishte vënë një shpërblim prej 2 milionë dollarësh. Vdekjen e Vargas mes shteteve Antioquia e Choco, e njoftoi presidenti kolumbian Juan Manuel Santos.

Gjatë operacionit u vranë edhe 11 burra që i shërbenin atij, raportojnë mediat lokale, teksa shtojnë se më herët Roberto Vargas ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare dhe pastaj grupit paramilitar ”Autodefensas unidas de Colombia”.

Show More

Related Articles