Showbiz

“Xhesika” publikon video nga pishina, ja kush është në përqafim të saj (Video)

Nga një vajzë e panjohur për publikun, për një kohë shumë të shkurtë ajo arriti të bëhet njëra ndër më të përfolurat në mediet rozë.

Bëhet fjalë për aktoren Arta Nitaj e cila u bë e njohur me rolin e saj si “Xhesika” në serialin komik “O sa mirë”.

Me bukurinë dhe linjat e saj seksi, Arta është bërë shumë e ndjekur.

Por, pos kësaj Arta ka qenë shumë e përfolur në medie edhe për jetën e saj private.

Përveç Endritit, djalin e presidentit Hashim Thaci për të cilin u tha se janë në një lidhje, kohëve të fundit ajo u përfol për një lidhje me këngëtarin e njohur Bruno.

Arta madje kishte shtuar dyshimet kur në profilin e saj në Instagram kishte postuar një fotografi me të.

Një ditë më parë Arta kishte postuar fotografi ku shihet se është duke shkuar në pushime.

Fansat e saj natyrisht se janë kureshtarë të dinë se me kë po i kalon pushimet ajo.

E për të shuar këtë kureshtje aktorja seksi pak më parë ka publikuar një video në profilin e saj në Instastory ku shihet së bashku me shoqen e saj Stina Bojku ku shihen në pishinë.

Ndryshe Arta pak kohë më parë kishte ndryshuar pamjen duke u bërë nga një zeshkane në një bionde seksi.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm