Lajme

Ylli Manjani konstaton se nuk po kapet më hashash, apo e zuri tymi edhe qeverinë politeknike?!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shprehur shqetësimin për moskapjen e hashashit në vend përgjatë këtyre ditëve, që pas ndërrimit të ministrit të Brendshëm.

Ai shprehet se nuk po kapet më hashash, çka tregon se mund të jetë zhdukur ose e ka zënë tymi qeverinë e re politeknike.

Duke vënë në dyshim punën e qeverisë, e konkretisht të ministrit të ri të Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj.

“Nuk po kapet më hashash! As nuk po flitet më për të! Të jetë zhdukur vallë, apo e zuri tymi edhe qeverinë politeknike?! Hashash ka ende.”, shkruan Manjani.

Trafikimi i lëndëve narkotike ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së ish-ministrit të Drejtësisë.

Show More

Related Articles