Lajme

Zbardhen detaje nga operacioni ku u sekuestruan 4 ton kanabis, ja ku dhe si u ngarkua droga

Zbardhen detaje të reja në lidhje me sasinë prej 4 tonësh kanabis të kapur nga policia italiane dhe Guardia Di Financa.

Sipas burimeve, lënda narkotike është ngarkuar në një zonë mes Lezhës dhe Shkodrës dhe është e vërtetë që jahti me flamurin amerikan nuk është futur në ujërat tona territoriale, por kanabisi është transportuar me gomone nga brigjet e Lezhës dhe Shkodrës dhe më pas është kaluar në ujërat ndërkombëtare, ku edhe është ngarkuar skafi.

Policia italiane ende nuk ka dhënë informacione të sakta për policinë shqiptare në lidhje me identitetin e plotë të tre personave të arrestuar në jahtin me flamur amerikan, ku gjate natës u sekuestruan rreth 4.3 ton kanabis.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se lënda narkotike është transportuar me skaf nga brigjet e detit në zonën mes Lezhës dhe Shkodrës dhe me pas ajo është ngarkuar ne bordin e jahtit, në ujëra ndërkombëtare.

Njoftimi zyrtar i policisë shqiptare, mëngjesin e sotëm:

“Tjetër operacion ndërkombëtar antitrafik droge mes Policisë së Shtetit dhe GdF-së dhe Policisë italiane. Sekuestrohet nga GdF 3 ton e 992 kilogramë Marijuanë.

Në orët e para të mëngjesit nga ana e GdF Italiane u be i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një Yacht-i me flamur të SH.B.A. (Delaëare)

Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues.

Në ekuipazhin e mjetit lundrues tre shtetas shqiptarë.

  1. M., E.V., dhe E. M.

Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes. Hetimet paraprake  tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare. Rezervohemi për të tjera informacione për shkak të sekretit hetimor.

Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku”.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm