Sport

Zbulohet çeku multimilioner që bleu Neymarin, ja si duket

Pas formalizimit të pagesës së 222 milionë eurove, të klauzolës së përfundimit të kontratës së Neymarit dhe lëvizjes së mëvonshme te PSG-ja, është publikuar edhe çeku i jashtëzakonshëm, rekord në futbollin botëror. Bëhet fjalë për një çek, të cilin e kanë dorëzuar në zyrat e klubit katalanas juristët e brazilianit.

Sikurse shihet, është një dokument që tregon se pagesa është bërë përmes Bankës Kombëtare të Katarit, teksa shuma e parave arrin në 222 milionë euro.

Megjithatë, transferimi i tij nuk ishte edhe aq i thjeshtë, pasi fillimisht drejtuesit e La Liga-s e kundërshtuan pagesën me arsyen se po thyheshin rregullat e “fair-play”-it financiar.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm