Politike

Zbulohet e fshehta e marrëveshjes Rama – Basha, ja për çfarë bëhet fjalë

Ministrat teknikë u dorëhoqën, por një gjë e tillë nuk do të pasohet nga kreu i KQZ -së, Klement Zguri dhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca; opozita do të mbajë drejtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Avokatit të Popullit.

Ata do të qëndrojnë në detyrë deri në fund të mandatit të tyre, pasi ky vendim është pjesë e marrëveshjes së 18 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Sekretari organizativ i PD -së, Enno Bozdo konfirmon se zgjedhja e Zgurit dhe e Ballancës është bërë mbi bazën e marrëveshjes dypalëshe PS – PD dhe në zbatim të procedurës ligjore.

Bozdo shpreson që Rama t’i përmbahet marrëveshjes së bërë më 18 Maj.

“Kreu i KQZ -së dhe Avokati i Popullit janë zgjedhur në respektim të normave dhe procedurës ligjore.

Pra, procesi i zgjedhjes ka qenë më se i rregullt, në respekt të ligjit dhe Kushtetutës.

A do ta respektojë këtë vullnet Edi Rama edhe më tej?

Në maj u zotua se do ta respektojë, por ai i ha lehtësisht fjalët e tij, pa e zënë meraku aspak.

Por nuk e di çfarë do të ndodhë?

Koha do ta tregojë!” – është shprehur Bozdo.

Show More

Related Articles