Zbulohet ‘misteri’ i vdekjes së 6 të rinjve që tronditën Gjermaninë

Pronari i barakës në qytetin e Bavarisë, Arnstein, i gjeti trupat e të birit, vajzes dhe katër të rinjve të tjerë, të dielën në mëngjes.

Të gjithë ishin të moshës mes 18 dhe 19-vjeçare.

Hetuesit gjermanë njoftojnë se gjashtë adoleshentët që u gjenden pa shenja jete në një barakë në Bavari, kanë vdekur si pasojë e helmimit me monoksid karboni.

Ata kanë thënë se adoleshentët kishin përdorur një gjenerator me benzinë, i cili nuk ishte i autorizuar për t’u përdorur brenda.

 

Hetuesit kanë gjetur se shkaktari i vdekjes së tyre ishte helmimi me monooksid karboni.