LajmeTe gjitha

Zhduket 16-vjeçarja nga Vlora, nëna denoncon në polici…

Një nënë ka denoncuar në polici largimin nga banesa të vajzës së saj të mitur.
Sipas burimeve policore, 38-vjeçarja me iniciale M. T., banuese në fshatin Bishan, Vlorë, ka deklaruar në polici se vajza me inicialet E. T., ndodhet në Sarandë pa lejen e saj dhe madje se punon në një disko.
“Vajza ime 16 vjeçe më ka ikur nga shtëpia pa leje. Rri në shtëpinë e motrave të mia.

Kam frikë për të, është e vogël.

Madje më kanë thënë që punon në një disko”, ka thënë mes lotësh gruaja e re.
Menjëherë policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për gjetjen e vajzës, ndërsa materiale janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm