Sport

Zyrtare: Barcelona shumicën e parave të Neymar e shpenzon për Dembele

Shumica e mediave sportive në Europë njoftuan se marrëveshja ndërmjet Barcelonës dhe Borussia Dortmund për transferimin e Ousmane Dembele është arritur.

Mirëpo, përpos humsës prej 120 milionë euro që duhet paguar menjëherë, klubi katalunas do të paguajë edhe 30 milionë të tjera varësisht prej paraqitjeve të lojtarit.

Drejtori i Borussias, Joachim Watzke nuk ka dashur ende të flas rreth transferimit, por tregoi se palët do të takoheshin të enjten mbrëma pas hedhjes së shortit të Champions League.

Njoftimi zyrtar për kalimin e Dembele pritet të bëhet brenda pak orësh.

Barça arkëtoi 222 milionë euro nga transferimi i brazilianit neymar te PSG.

Show More

Related Articles