Policia e Kukësit ka publikuar videon e ndalimit të një makine me 10 emigrantë të paligjshëm në bagazh.

“Në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin D. M., i cili nuk i është bindur urdhrit të tyre, por është larguar me shpejtësi në drejtim të fshatit Breg Lum, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin transportonte 10 shtetas të huaj”, lexohet në njoftimin e policisë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi D. M. do t’i ndihmonte shtetasit e huaj, që të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, kundrejt fitimit. Shtetasi D.M., 40-vjeçar, është shpallur në kërkim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.