LajmeTe gjitha

139 ushtarakë të rinj, sërish në Bunavi për t’u rritur profesionalisht

Që prej muajit nëntor të vitit të shkuar, 139 ushtarakë të rinj shqiptarë janë rikthyer në Shkollën e Trupës në Bunavi, ku po ndjekin Kursin e Stërvitjes së Avancuar. Ushtarakët e rinj vijnë thuajse nga të gjithë repartet e Forcave të Armatosura, dhe po i nënshtrohen jo vetëm stërvitjes fizike, por edhe trajnimit teorik. Të rinjtë në uniformë i përkasin specialiteteve të ndryshme si këmbësori, ruajtje, logjistik, transport, xhenio, ndërlidhje, Polici Ushtarake etj.

Vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i përshëndeti në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook kursantët, për të cilët shkruajti se nga ky kurs do të dalin më të përgatitur dhe gati për t’i shërbyer vendit. Nga 139 ushtarët, pjesëmarrës në Kursin e Stërvitjes Individuale të Avancuar, 13 prej tyre janë vajza.
Gjithashtu, 9 prej kursantëve kanë mbaruar shkollën e lartë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: