Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 22 shtator 1995 ligjin për krimet e kryera gjatë regjimit komunist.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujtoi pikërisht këtë moment historik të Shqipërisë pas diktaturës kur Pjetër Arbnori argumentoi nevojën e marrjes në shqyrtim të këtij ligji.

Seanca plenare u zhvillua në drejtimin e zëvendëskryetarit Tomor Malasi. Në fjalën e marrë, kryeparlamentari Pjetër Arbnori e argumentoi nevojshmërinë e marrjes në shqyrtim të projektligjit për gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit, kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare”, me mbërritjen e “moment”-umit për të bërë dallimin mes “diktaturës dhe demokracisë, çnjerëzimit dhe njerëzisë, mbylljes së perspektivave dhe lirive e të drejtave të njeriut”.

Në shikimin e Arbnorit, distanca kohore nga regjimi i shkuar, shërbeu për të reflektuar mbi krimit e dokumentuara të së kaluarës komuniste.

Në diskutim morën pjesë edhe legjislatorët Tomor Dosti, Servet Pëllumbi, Shaban Memia, Haxhi Aliko, Marash Ibraj, Pandeli Majko, Jemin Gjana, Leka Toto, Arben Imami, Moikom Zeqo, Dritëro Agolli etj. Projektligji u miratua me 74 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim. Ndërkaq, 7 deputetë kishin bojkotuar votimin./atsh

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.