25 vjet më parë, më 11 gusht 1997, përfundoi një nga misionet më të mëdha të zhvilluara nga forcat e ndryshme ushtarake në Shqipëri, i cili njihet nën emrin “Operacioni Alba”.

Të gjendur pas klimës së pasigurisë me ngjarjet e ndodhura gjatë atij viti, qeveria shqiptare e pa të udhës të kërkonte ndihmesën e një force shumëkombëshe për të kryer operacione humanitare në vend. Kërkesa iu drejtua OKB-së më 27.03.1997 nga pala shqiptare dhe Këshilli i Sigurimit e miratoi atë duke i hapur udhë një kontigjenti prej 3000 ushtarësh nga shtete si Franca, Turqia, Greqia, Spanja, Rumania, Austria dhe Danimarka.

Shteti koordinues i kësaj trupe do të ishte Italia e cila u përzgjodh të drejtonte këtë mision. Bazat operacionale të trupave do të ishin në qytete si Tirana, Durrësi, Vlora dhe Fieri. Gjatë këtij operacioni u zhvilluan rreth 1700 sipërmarrje ku mendohet se në dobi të popullatës është shpërndarë rreth 5700 tonë ndihma në ushqim, ilaçe, veshje etj. Trupa ushtarake gjatë gjithë kohës monitorohej nga programi i OSBE-së.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave na rikujton përmes disa dokumenteve të publikuara online, një nga momentet më të vështira të historisë sonë./ATSH

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.