Këtë të martë, në pikën kufitare të Tushemishtit në Pogradec, është arrestuar një maqedonas me iniciale B.N, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
46-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisaritati i Policisë Pogradec, në kuadër të operacionit “Liqeni”, zhvilluar më datë 13.09.2021, në liqenin e Ohrit, ku u arrestuan 2 persona.
Këta të fundit ranë në prangat e policisë pasi ishin duke transportuar 38 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, drejt Maqedonisë së Veriut.
46-vjeçari ishte shpallur në kërkim, si bashkëpunëtor i dy shtetasve të arrestuar.