Lajme

4 vjet pas zhdukjes së djalit, nëna e Renit përlot me rrëfimin e saj: Dikush me telefoni dhe …

Kanë kaluar katër vite nga zhdukja  të tallavasë, Renato Hamza nga Elbasani, dhe ende nuk dihet asgjë mbi jetën e tij.

Nëna e Renatos, Silvana e dëshpëruar nuk ka më asnjë shpresë se i biri është gjallë, ndaj ajo i bën apel shtetit të paktën t’i gjejnë trupin e djalit.

Ajo shprehet e zhgënjyer me shtetin shqiptar, pasi sipas saj ky i fundit ia ka vrarë djalin për herë të dytë.

Pas gjetjes së një kufome, në 25 prill të 2015-të në Babie të Librazhdit u dyshua se mund të ishte e Renatos, por përgjigjet e ADN-së familja nuk i mori asnjëherë. Madje nëna thotë se policia e Elbasanit i kërkoi ti bënte vetë analizat në një laborator privat, por gruaja shprehet se nuk ka mundësi të paguajë koston.

Në prill të këtij viti Silvana thotë se ka marrë një telefonatë nga një fëmijë, i cili i ka thënë që është djali i Renatos, ç’ka i ka trazuar edhe qetësinë, të cilën në fakt e kishte humbur prej 4 vitesh.

“Renato këndonte në lokale nate për të siguruar mbijetesën e familjes dhe dukej sikur gjërat po shkonin mirë për 21- vjeçarin, i cili sapo kishte regjistruar edhe videoklipin e tij të parë. Por, më 29 qershor të vitit 2014, pas një telefonate të bërë nga dikush, ai doli nga shtëpia dhe që atë ditë nuk u kthye më”, tha ajo.

Silvana shprehet e bindur se djalin e saj e ka rrëmbyer dhe ndoshta e ka vrarë ish-e dashura, e cila sipas saj  bashkëpunon me një rrjet të gjërë të lidhur me njerëz të rëndësishëm. /Faxnews.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: