Procesi i rimbursimit me kartat e naftës falas për fermerët po vijon në të gjithë vendin.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se ka nisur shpërndarja e kartave për fermerët për naftën falas për punime të mekanizuara në bujqësi, me fondin shtesë të buxhetit prej 500 milionë lekë, nga paketa e rezistencës sociale.
“Deri më sot janë shpërndarë kartat për 27,000 fermerë dhe brenda shtatorit do mbështeten edhe 9,000 fermerë të tjerë”, njofton AZHBR.
Skema e naftës pa taksa për bujqësinë nisi në fillim të këtij viti, me një buxhet prej 950 milionë lekë. Me paketën e rezistencës sociale, kësaj skeme iu u shtua fondi edhe me 500 milionë lekë të tjera.
AZHBR njofton se, për mbështetjen e bujqësisë me naftë pa taksa, ka pasur një kërkesë prej 49 mijë fermerësh aplikantë, shifër kjo që është regjistrua për herë të parë në këto nivele.
Këtë vit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, programoi për të dytin vit radhazi, fondet për subvencionin e naftës, si masë e nevojshme në mbështetje të sektorit të bujqësisë. Aktualisht skema e subvencionit të naftës përcakton si përfitues të naftës falas fermerët e kulturave bujqësore, si: grurë, misër, fasule, luledielli, tërshërë, thekër, bimë aromatike-mjekësore, etj./ATSH

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *