Policia ka ndërmarrë një operacion për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme.
Në kuadër të operacionit “Shops” janë bërë kontrolle në në 5 dyqane të ndryshme në Tiranë dhe Durrës dhe janë vënë në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë.
Policia e Tiranës arrestoi administratorin e 5 dyqaneve të ndryshme, 3 në Tiranë dhe 2 Durrës dhe ekonomistin ndërsa po hetohen në gjëndje të lirë shitësit.
Të arrestuar: J. Xh., 52 vjeç dhe M. Q., 64 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi J. Xh. administronte 5 dyqane të ndryshme, 3 në Tiranë dhe 2 Durrës, ekonomist i të cilëve ishte shtetasi M. Q. dhe punëtore ishin shtetaset D. H., B. G., K. D., G. G., E. M. dhe A. K.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetaset D. H., 21 vjeçe, B. G., 22 vjeçe, K. D., 22 vjeçe dhe G. G., 23 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, si dhe E. M., 44 vjeçe e A. K., 27 vjeçe, të dyja banuese në Durrës.
Gjatë kontrollit, në këto subjekte u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, produkte të ndryshme, si çanta, veshje, syze dhe parfume, të dyshuara të kontrabanduara. Kontrolli në dyqanin në Durrës, si dhe veprimet e tjera procedurale për këtë subjekt tregtar, janë kryer në bashkëpunim me DVP Durrës.