Lajme

6 muaj si robëreshë seksi e një terroristi të ISIS-it, adoleshentja tregon tmerrin që përjetoi

Terroristët e ISIS-it i sulmuan yazidisit, grupin etnik në veri të Irakut, duke i vrarë burrat dhe rrëmbyer gratë dhe vajzat.

Një vajzë adoleshente ka mundur t’u shpëtojë terroristëve të ISIS -it në Irak. Ekhlas ishte vetëm 14-vjeçare kur u rrëmbye nga luftëtarët e të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) dhe u mbajt si robëreshë e seksit.

Ajo ka treguar për tmerrin që kishte përjetuar për gjashtë muaj si robëreshë seksi e njërit prej terroristëve.

Ja se ç’thotë adoleshentja:

“Më përdhunoi çdo ditë për gjashtë muaj. Tentova ta vrisja veten.

Ai më zgjodhi mua nga 150 vajza të tjera, duke hedhur short. Ai ishte shumë i shëmtuar, sikur egërsirë, me flok të gjata. I vinte erë e keqe. Kisha aq frikë saqë nuk mund ta shikoja”

Ekhlas arriti t’ia mbath doli gjatë kohës që abuzuesi i saj ishte jashtë duke luftuar. Më pas ishte dërguar në një kamp refugjatësh.

“Si po ua tregoj këtë pa qarë?” Kam mbetur pa lot”, – është shprehur Ekhlas e cila, tani jeton në një spital psikiatrik në Gjermani ku është është duke u kuruar dhe arsimuar njëkohësisht.

Ajo shpreson që një ditë të bëhet avokate.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: