Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Në këtë kuadër, Policia Rrugore njoftoi se gjatë një jave u arrestuan dhe proceduan në gjendje të lirë 26 drejtues mjetesh, për shkeljen e rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

“Janë ndëshkuar me masë administrative 955 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve. 351 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 2100 drejtues mjetesh. Janë pezulluar 110 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara. Janë vendosur 225 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve. Janë hequr 5 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *