Kuriozitete

A janë turbinat e erës të mira për njerëzit që jetojnë në afërsi të tyre

Për mjedisin janë të përsosura, por shkencëtarët kanë studiuar me vite se si turbinat e erës ndikojnë në shëndetin e atyre që jetojnë në afërsi të tyre.

Turbinat e erës janë burime të njohura të energjisë së pastër dhe të ripërtëritshme, por njerëzit që jetojnë në afërsi të këtij pasardhësi të përsosur të mullirit me erë mund të kenë probleme me to, transmeton Koha.net. Ata pohojnë se turbinat lirojnë tinguj monoton, të dëgjueshëm dhe më pak të dëgjueshëm që janë të lodhshëm dhe që ndikojnë negativisht në cilësinë e jetesës së tyre.

Si u zbulua kjo? Një grup shkencëtarësh nga universitetet e Torontos dhe Rambollit e hulumtuan ndikimin në shëndetin e njeriut. Dhe atë në një distancë prej 600 m deri në 10 km nga turbina. Kanadaja nga shtatori 2013 i ka mbledhur të gjitha të dhënat e analizuara menjëherë pas grumbullimit dhe edhe një herë më pas.

Vlerësimi i përsëritur i konfirmoi rezultatet e 5 viteve më parë. “Studimi Community Noise and Health e krijoi një bazë të rëndësishme për studimin e marrëdhënies të ekspozimit ndaj turbinave të erës dhe shëndetit të njeriut”, shkruajnë autorët. Rezultatet e analizës së re u publikuan në Journal of the Acustical Society of America, përcjell Koha.net.

Njerëzit që jetojnë më afër dhe janë të ekspozuar ndaj zhurmës nga 40-46 decibel kanë raportuar më shumë shqetësime se ata që jetojnë aty ku zhurma është më e ulët se 25 decibel, siç edhe pritej. Në studim nuk u konstatua ndonjë lidhje e drejtpërdrejtë midis distancës së banorëve nga turbinat dhe çrregullimit të gjumit, presionit të gjakut ose stresit.

Hulumtimi i ri ka treguar se banorët që jetojnë më afër e vlerësojnë më të ulët cilësinë e jetës në mjedis. Hulumtimi nuk mund të dallojë nëse të anketuarit edhe para vendosjes së turbinës së erës ishin të pakënaqur me cilësinë e jetesës.

Gjithashtu, të anketuarit që morën pjesë në hulumtim mund të kenë përvoja të ndryshme nga ata që nuk morën pjesë.

“Studimi më i ri nuk gjeti prova eksplicite se ekspozimi ndaj turbinave të erës ndikon në shëndetin e njeriut, edhe pse në të ardhmen do të duhej të matej perceptimi dhe shqetësimi i banorëve para dhe pas instalimit të turbinës. Kjo do të ishte e dobishme në qartësimin e ndikimit të turbinës në cilësinë e jetesës, nëse ai ekziston”, konkluduan autorët e studimit.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close
%d bloggers like this: