LajmeTe gjitha

Administrata e Ujësjellës Kanalizime Vlorë merr “pushimet”

Me nisjen e sezonit veror nisin edhe një sërë problematikash në qytetin e Vlorës, e një prej tyre është edhe mungesa e ujit të pijshëm në qytetin bregdetar. Gjatë një deklarate për shtyp, nënkryetari i Partisë Demokratike dega Vlorë, Kreshnik Alimerko theksoi: “Qytetarët e Vlorës nuk furnizohen 24 orë me ujë dhe cilësia është një ndër më të dobtat”.

Loading…


Një prej zonave të cilat kishte dhe ka mungesa të theksuara të ujit është “Lagjja Kushtrimi’’ që njihet ndryshe edhe si pjesa e hyrjes së qytetit dhe për të verifikuar deklaratën e Alimerkos, ne komunikuam me qytetarët të cilët na treguan se aktualisht kjo zonë furnizohet me orar dhe uji vjen në orën gjashtë të mëngjesit dhe ikën në orën shtatë, e njëjta gjë ndodh edhe gjatë pasdites në po të njëjtat orare. Disa zona të Vlorës janë në po të njëjtat kushte. Për të mësuar se si qëndron e vërteta sipas pushtetit lokal, dhe për të marrë një përgjigje më konkrete, menduam të pyesim përgjegjësit apo ata që mund të na jepnin një përgjigje.

“Faktoje” vendosi të kontaktojë me ‘’Ujësjellës Kanalizime Vlorë’’, për të marrë një informacion më të gjerë mbi zonat që vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Prej disa ditësh kemi kontaktuar në disa nga numrat e telefonit të vëna në dispozicion nga Ujësjellës SH.A Vlorë por askush nuk na është përgjigjur.

Kjo ngjarje na lë të mendojmë se ky institucion është jashtë shërbimit jo vetëm për ne si media por edhe për qytetarët e Vlorës të cilëve i’u duhet të gjejnë mundësi alternative për të siguruar ujin, një ndër elementët më bazikë të jetës dhe që në këtë periudhë të nxehtë, është i patjetërsueshëm.
INVA HASANALIAJ/faktoje.al

Loading…

Show More

Related Articles