Aeroporti i Korçës pritet të nisë fluturimet e para në vjeshtë. Kryetari i Bashkisë Korçë Sotiraq Filo ka inspektuar punimet për rikthimin në funksionalitet të Aeroportit në Lumalas të Korçës.

Prej një jave, forca të Ministrisë së Brendshme po punojnë për rehabilitimin dhe nivelimin e pistës ndërsa punimet do të zhvillohet në disa faza bën me dije Filo.

Kryebashkiaku deklaron se do të jetë një atraksion i ri për zonën, për të cilin është shfaqur interes prej kohësh.

Filo shton më tej se projekti vjen si një bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Aeronautikës ndërsa parashikohet që gjatë vjeshtës, të nisin fluturimet e para nga ky aeroport.

Fluturimet e para civile në Aeroportin e Lumalasit nisën në vitin 1924 dhe vijuan deri në 1944 ndërsa përdorej kryesisht për transportin e brendshëm ajror dhe siguronte lidhje me qytetet Tiranë, Peshkopi, Shkodër, etj.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.