Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e stome në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Subashit afër kufirit administrativ mes Gjirokastrës dhe Tepelenës.

Mësohet se si pasojë e aksidentit janë lënduar rëndë 2 persona.

Rreth orës 19:40, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Subashit”, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet tip “Audi”, “Volkswagen” dhe “Ford”, automjeti tip “Ford” pas përplasjes ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Ford” dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.” – njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *