Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta në Nartë të Vlorës. Një mjet tip ‘Benz’ taksi është përplasur me një shtyllë.

Në brendësi të tij kanë qenë 6 persona, bashkë me shoferin, dhe mes tyre dy fëmijë 13 vjeç. Nga përplasja kanë mbetur 6 persona të plagosur mes tyre disa rëndë.

Ata janë transportuar me tre ambulanca në drejtim të spitalit të Vlorës. Policia ndodhet në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit dyshohet nën efektin e alkoolit.

 

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *