Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Evires, komunë e Filliere, në Francë. Bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë humbur jetën dy shqiptarë.

Sipas autoriteteve humbja e kontrollit të një prej automjeteve ishte shkaku i ngjarjes, pasi makina ka hyrë në korsinë e kundërt dhe është përplasur nga një mjet që po afrohej.

Në një prej makinave po udhëtonin dy meshkuj të moshës 33 dhe 44-vjeç me origjinë shqiptare të cilët kanë vdekur në vend si pasojë e përplasjes së fortë.

Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej një 33-vjeçare bashkë me dy fëmijët e saj të cilët kanë mbetur të plagosur lehtë. Sakaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.