Tre prej të plagosurve të aksidentit të ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin Tepelenë-Mallakastër në fshatin Malas janë dërguar drejt spitalit të Traumës në gjendje të rëndë.
Burime pranë spitalit të Fierit kanë bërë me dije se pas marrjes së ndihmës mjekësore në këtë spital edhe një tjetër i plagosur do të niset drejt kryeqytetit.
Mes 8 të plagosurve në aksidentin rrugor Tepelenë-Mallakastër janë dhe dy fëmijë të mitur, 2 dhe 3 vjeç.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:15, të ditës së djeshme (12 gusht 2022)në fshatin Malas. Shtetasi E. Gj., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç.