Një 65-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje në Himarë, pasi ka humbur kontrollin e motomjetit që drejtonte.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:10 në Potam. Sipas policisë, shtetasi me iniciale S. G. duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Ai është dërguar në spitalin e Vlorës, ndërkohë që hetimet pritet të zbulojnë shkaqet e ngjarjes.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.