Në Kosovë është zhvilluar një aksion i madh nga Njësia Speciale, ku kanë përfunduar në pranga zyrtarë dhe biznesmenë.

Aksioni “Brezovica 6” u zhvillua në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Podujevë, meqë rast janë arrestuar shtatë persona. Lajmin e ka konfirmuar prokurori i rastit, Rasim Maloku, shkruan gazeta Express.

“Aksioni është duke vazhduar sot në Prishtinë ndaj tetë personave, janë bastisur 11 lokacione, prej tyre dy janë në Podujevë dhe një në Fushë-Kosovë. Tetë persona janë të pandehur, ndërsa janë arrestuar shtatë. Tre janë të Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit, një i KEDS-it dhe tre janë biznesmenë-investitorë”, tha Maloku për “Betimi për Drejtësi”. Ai shtoi se aksioni është në përfundim dhe se ka filluar në ora 06:00.

Aksionin e sotëm e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke thënë se po realizohet në koordinim me organet e drejtësisë.

“Policia e Kosovës, konfirmon se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka vazhduar realizimin e operacionit policor “Brezovica 6”, ku informacionet dhe detajet rreth këtij operacioni, do të bëhen të ditura pas përfundimit”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.