Italia refuzon ekstradimin e Alban Malavecit, që akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tender në të njëjtin proces me ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçin.

Ekstradimi u refuzua me argumentin se fakti nuk përben vepër penale në Itali.

Malaveci, së bashku me shtetasit Julian Tapia dhe Ervin Muraj, ranë në pranga pasi si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave akuzohen se bashkëpunuar me Thoma Gëllçin në një tender korruptiv prej rreth 1 milion euro ndërtimin e për ndërtimin e RTSH Agro.

Gëllçi u dënua me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim por u lirua më 30 gusht për shkak se i kanë mbaruar afatet e dënimit , ndërkohë që dy nga bashkëpunëtorët, Muraj dhe Tapia, u liruan në muajin qershor./A2

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.