SportTe gjitha

Albian Ajeti: Nuk jam kontaktuar kurrë direkt nga FSHF

Ai prej kohësh ka zgjedhur Zvicrën para Shqipërisë, madje është në listën e futbollistëve të grumbulluar në Botërorin e Rusisë.

Por Albian Ajeti pretendon se FSHF nuk është ulur asnjëherë direkt në tavolinën e bisedimeve me të, për të folur rreth mundësisë që ai të vishet fanellën kuqezi, siç është vepruar me shumë talente të tjera në Europë.

Vëllai i Arlind Ajetit, i cili është pajisur me pasaportën shqiptare që tre vite më pare, shihej si një përforcim potencial i kuqezinjve, por duke folur për mediat zvicerane, ka shpjeguar se si nuk kishte pasur asnjëherë kontakte direkte me të.

“Vëllai juaj luan për kombëtaren shqiptare. A ka qenë ndonjëherë temë diskutimi ajo për ju?”, – ishte pyetja që i bëhej Ajetit, i cili me sinqeritet u përgjigj “me qëllim kam mbajtur çdo opsion të hapur”.

“A jeni kontaktuar ndonjëherë nga Shqipëria?”, – ishte pyetja e radhës për lojtarin. “Asnjëherë në mënyrë direkte. Ata kanë pyetur vëllain tim rreth meje, e pyetën si po ia kaloja dhe çfarë kisha ndër mend të bëja sa i përket ekipit kombëtar. Por kjo për mua nuk llogaritet, ky nuk është një sinjal i qartë”, – deklaroi sulmuesi.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: