SportTe gjitha

AlbinTahiri debuton në Lojërat Olimpike, ka arritur të jetë në vendin e…

Garuesi nga Kosova, Albin Tahiri ka debutuar edhe zyrtarisht në Lojërat Olimpike Dimërore në PyeongChang të Koresë së Jugut.

Ai në lëshimin e parë më ski ka arritur të jetë në vendin e 36-të në listë, nga 65 pjesëmarrës në këtë garë të rëndësishme, përcjell albinfo.ch.

“Kur e pash që garuesit e tjerë kishin problem vetëm desha të përfundoj garën. Unë e përfundova lëshimin dhe vendi i 36 nuk është i keq, Unë arrita të jem në vendin e 36 nga 65 pjesëmarrës në këtë garë”, u shpreh Tahiri, për televizionin publik të Kosovës.

Gara e radhës për të do të jetë pasnesër. “Unë pres që të kem më pak gabime dhe të dal më mirë”, theksoi ai.

Albin Tahiri vlerësoi se është krenar që e ka përfaqësuar Kosovën në këto gara. “Më është realizuar ëndrra që të jem në këto gara. Pasnesër do të kem tjetër disiplinë”, theksoi ai.

Albin Tahiri ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të ndryshme.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: