Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, priti sot në ambientet e ambasadës vëllezërit Artan dhe Arnold Balla, të cilët do të konkurrojnë në shfaqjen televizive “Amerika ka talent”.

Paraqitja e tyre në Ambasadë ishte për të tërhequrvizat që të shkojnë në Hollyëood dhe të konkurrojnë në shfaqjen më të madhe televizive në botë.

“Ishte kënaqësi të takohesha me vëllezërit Balla, të cilët kanë magjepsur botën me talentin e tyre! Artan dhe Arnold Balla erdhën në ambasadën amerikane sot për të marrë vizat e tyre, që të shkojnë në Hollywood dhe të konkurrojnë në ‘Amerika ka talent’. Ata më thanë se si ishin stërvitur që kur ishin 14 vjeç, dhe se si askush nuk besonte tek ta në fillime. Por ata këmbëngulën dhe punuan fort, dhe sot janë shqiptarët e parë që interpretojnë në shfaqjen televizive më të famshme në botë. Si miliona njerëz kudo në botë, të gjithë ne në ambasadën amerikane do bëjmë tifo për vëllezërit shqiptarë Balla kur ata të dalin në skenë dhe të tregojnë se ‘Shqipëria ka talent’. Suksese!”, u shpreh ambasadorja Kim.

Edhe pse janë koshientë për peshën që kanë mbi supe, vëllezërit Balla janë optimistë pasi i kanë rrëmbyer zemrën Simon Cowell.

Vëllezërit Balla u shprehën se janë shqiptarët e parë që performojnë në shfaqjen më të madhe televizive në botë.

“Simon Cowell është më i vështiri. Kur Simoni u ngrit në këmbë për të duartrokitur për performancën tonë kuptuam që ia dolëm”, u shprehën ata./ORANEWS

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *